Lajme

Ozil i del në mbrojtje Maguire: Futbollistët asnjëherë nuk duhet të kërcënohen në këtë formë

04/21/2022 18:33
nga:E K

Mesut Ozil ka reaguar ndaj kërcënimit ndaj mbrojtësit anglez, Harry Maguire.

Maguire mori sot një kërcënim me vdekje ku një tifoz i tha se do vendos një bombë në shtëpinë e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil ka reaguar pas ngjarjes ku në Twitter ka thënë se kërcënime të tilla nuk duhet të marrë asnjë futbollist.

“Kjo është tronditëse. Sapo dëgjova për kërcënimin ndaj Harry Maguire. Futbolli asnjëherë nuk do të jetë serioz duke kërcënuar lojtarin dhe familjen e tij. Jam i shokuar. Shpresoj që personat e involvuar të dënohen”, shkroi Ozil në Twitter.