Michael Owen ka parashikuar rezultatin e ndeshjes Liverpool – Milan.
Skuadrat e mëdha evropiane takohen sot me fillim nga ora 21:00 në “Anfield”, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Owen beson se ish skuadra e tij do të fitojë me rezultatin 2:0.
“Anfield pret Liverpoolin kundër Milanit në Grupin B. Ky është grupi më i vështirë për t’u parashikuar me katër skuadrat e përfshira që kanë luajtur në 25 finale të Kupës Evropiane mes tyre. Nëse Liverpool do të kalojë në fazën e eliminimit është thelbësore që ata të kenë një fillim të mirë dhe unë dua që ata të fitojnë sonte me rezultatin 2-0”, tha Owen.
/GazetaBlic Sport


