Largimi i Sadio Mane përveç tifozëve ka mërzitur edhe figurat e njohura të klubit të Liverpoolit.
Jamie Carragher ditë më parë kishte deklaruar se senegalezi ishte një nga lojtarët e tij të preferuar të periudhës së menaxhimit të Jurgen Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.
Edhe bashkëkombasi i Carragher, Michael Owen ka mbajtur një qëndrim pas largimit të Sadio Mane nga Liverpool, për te kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.
“Unë ende nuk e kam kuptuar pse Sadio Mane u largua nga Liverpool për te Bayern Munich.
Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, i shërbeu klubit dhe do të mbetet një legjendë e Liverpool”, shkruan Owen në Twitter.
/GazetaBlic Sport/


