Sporti

Owen Hargreaves e vlerëson lartë Bernardo Silvan: Vetëm Salah është më i mirë sesa ai

12/16/2021 14:23
nga:Mergim Rreci

Paraqitjet e fundit të Bernardo Silvës për Manchester Cityn i kanë kënaqur të gjithë.

Ish-reprezentuesi anglez Owen Hargreaves thotë se mesfushori është padyshim në nivelin e më të mirëve, i tejkaluar në Premier League vetëm nga Mohamed Salah.

“Nëse Mo Salah nuk do të luante në stilin e Michael Jordan, pa dyshim Bernardo Silva do të ishte më i miri. Vetëm kjo tregon se si ka qenë ai”, tha ish-lojtari i Bayern, Manchester United dhe Manchester City, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke folur për BT Sport, Hargreaves vlerësoi edhe karakteristikat e portugezit, duke thënë se ai është “një lojtar perfekt për Pep Guardiolën”. “Është një numër dhjetë modern, i shkëlqyer kur skuadra ka dhe nuk e ka topin”, tha ai.

Pas zërave për largimin e tij të mundshëm në verë, Bernardo, kujtohet se ka rifituar hapësira dhe ka shënuar shtatë gola në 16 ndeshje në këtë edicion të Premier League.

/GazetaBlic Sport/