Lajme

OVL-UÇK themelon Këshillin Organizues për aktivitete përkujtimore dhe ceremoniale

02/21/2026 19:08
nga:Y I

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka themeluar Këshillin Organizues për koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale.

Ata kanë njoftuar edhe për përbërjen e Këshillit ku mes tyre bëjnë pjesë Hysni Gucati, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Ali Ahmeti, Lahi Brahimaj e të tjerë.

Në komunikatë po ashtu thanë se në ditët në vijim do të bëhet plotësimi i përbërjes së Këshillit Organizues me anëtarë të tjerë të deleguar nga strukturat përkatëse.

Më poshtë gjeni emrat e anëtarëve të Këshillit:

Hysni Gucati – OVL-UÇK

Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK

Xhavit Jashari – SHFD-UÇK

Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare

Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Sokol Poga – OVL- UÇK – Tiranë

Agim Çeku

Lahi Brahimaj

Shukri Buja

Ahmet Isufi

Rahman Rama

Nuredin Lushtaku

Abdyl Mushkolaj

Latif Gashi

Rustem Berisha