Lajme

OVL-UÇK: Të enjten protestë gjithëpopullore

06/14/2022 14:45
nga:N M

Organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë gjithëpopullore më 16 qershor

Ata kanë kundërshtuar votimin e projektligjit që i përjashton pensionet e veteranëve nga rritja e pagës minimale.

Në reagim cilësohet i turpshëm kalimi i këtij projektligji, derisa bëhet thirrje për dalje masive.

“Për shkak të këtij turpi të deputetëve të Kuvendit, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së ftojnë protestë gjithëpopullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) me datën 16 qershor 2022 prej orës 09:30”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Kuvendi i turpit të Kosovës, deputetët e pushtetit (me ndonjë përjashtim) së bashku me pakicat, të rrethuar me forca policore, miratuan në lexim të parë projektligjin për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit u përjashtuan veteranët e luftës së UÇK-së edhe nga paga minimale.

Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit 05/L-141 i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1. “Deri në kategorimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik”, pra ligji bazik është ai që i lidhë veteranët me pagën minimale.

Për shkak të këtij turpi të deputetëve të Kuvendit, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së ftojnë protestë gjithëpopullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) me datën 16 qershor 2022 prej orës 09:30.

Dalja sa më masive në protestë nënkupton mbrojtje të institucionit më të lartë, luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategorive të saj.

Haradinaj pas votimit të Projektligjit për pagën minimale: Sot në Kuvend u kthye Rrahman Morina dhe UDB-ja