Lajme

OVL UÇK: Projektligji të amandamentohet me kërkesën tonë ose protestojmë

06/20/2022 10:14
nga:N M

Faton Klinaku nga OVL UÇK ka thënë se projektligji aktual për pagën minimale diskrimon veteranët e luftë dhe për këtë ai i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit, që derisa projektligj është në komisionin adekuat, Qeveria dhe Kuvendi të përfshihen kërkesat e veteranëve për pagën minimale, raporton Gazeta Blic

Klinaku ka thënë se në takim me kryeministrin nuk janë marrë vesh dhe për këtë ka bërë thirrje që projektligji të amandamentohet e ku pjesë e tij të jetë paga minimale prej 250 eurosh për veteranët.

Në të kundërtën ai ka thënë se do të ketë protesta.

“I kemi dhënë afat Qeverisë dhe kuvendit që projektligji në komision të plotësohet me ndonjë amendament me grupet e interesit siç jemi në sindikatat dhe të tjerat”, ka thënë ai.

Sipas tij ata po presin propozimet e Kurtit nga takimi që kanë pasur javë ne kaluar.

“Nëse nuk përfshihemi atëherë në ditën që do të ketë seancë për këtë projektligj do të protestojmë”, ka thënë ai.