Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve të fundit të bëra publike nga ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit, duke i cilësuar ato si një sinjal të rëndë dhe alarmues për drejtësinë dhe vetë shtetin e Kosovës.
Sipas kësaj organizate, deklaratat e ekipit mbrojtës që paralajmërojnë përgatitjen e dënimeve të tjera nga Prokuroria në Hagë kundër krerëve të UÇK-së, forcojnë bindjen se procesi gjyqësor ndaj tyre nuk ka si qëllim zbardhjen e së vërtetës, por ndëshkimin politik të figurave udhëheqëse të luftës çlirimtare.
“Shqetësimet e publikuara sot nga ekipi mbrojtës i z. Jakup Krasniqi, që paralajmërojnë përgatitjen e dënimeve të tjera ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prokuroria në Hagë, janë alarm i rëndë për drejtësinë dhe shtetin tonë. Këto paralajmërime konfirmojnë frikën e vazhdueshme se procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së nuk ka për qëllim zbardhjen e së vërtetës, por ndëshkimin politik të atyre që udhëhoqën luftën për çlirim” thuhet në reagim.
OVL e UÇK-së thekson se Gjykata në Hagë nuk ka për qëllim vetëm ndjekjen e individëve të caktuar, por, sipas saj, po tenton të minojë legjitimitetin e UÇK-së dhe përmes saj edhe vetë shtetësinë e Kosovës.
Organizata u bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të mos heshtin përballë zhvillimeve në këtë proces dhe të ndërmarrin hapa të qarta për të mbrojtur të vërtetën e luftës çlirimtare dhe për të kërkuar drejtësi reale.
Reagimi i plotë:


