Sonte zhvillohen dy ndeshjet e radhës gjysmëfinale në Superligën e Basketbollit.
Peja e pret Ponte Prizrenin, kurse Rahoveci do të udhëtojë për në Suharekë, atje ku pritet të zhvillohet një super ndeshje mes dy rivalëve lokalë, Golden Eagle Yll, shkruan GazetaBlic.
Dy ndeshjet e para të zhvilluara në palestrën “Mizair Isma”, në Rahovec, prodhuan spektakël të madh me të dy skuadrat që morën nga një fitore dhe tashmë shifrat janë të barabarta 1 me 1.
Basketbollisti i Yllit, Valon Bunjaku ka folur për GazetaBlic Sport para kësaj ndeshje.
Bunjaku tha se kanë analizuar gabimet e kundërshtarit dhe se presin që të arrijnë sonte fitoren e radhës.
“Jemi të gatshëm për këtë ndeshje. Ne kemi analizuar gabimet nga ndeshja e kaluar dhe do të mundohemi të mos i perserisim ato gabime për të arritur fitoren e radhës” tha fillimisht Bunjaku për GazetaBlic Sport.

Më pas ai foli rreth finales së madhe në rast se ai dhe skuadra e tij do ta sigurojnë atë.
“Të dyja ekipet janë të forta dhe janë duke zhvilluar lojëra të bukura. Në rast të sigurimit të finales cilado skuadër që do të luajë kundër nesh do të jetë sërish e vështirë, sepse kjo është finale e madhe” përfundoi Bunjaku.
/GazetaBlic/


