Sporti

Ousmane Dembele vazhdon të jetë i pafat, lëndohet sërish

11/04/2021 14:41
nga:Mergim Rreci

Ousmane Dembélé, 24-vjeçari anësor francez që luajti në ndeshjen e së martës kundër Dynamo Kievit, është lënduar sërish.

Siç njoftoi këtë të enjte klubi katalanas, lojtari po vuan nga dëmtimi i muskujve në këmbën e majtë, transmeton GazetaBlic Sport.

Nuk dihet se sa do të mungojë futbollisti francez, por një gjë është e qartë, lëndimet janë pjesa e errët e karrierës së tij.

Dembélé u përdor për herë të parë këtë sezon në ndeshjen e së martës së kaluar kundër Dynamo Kievit, për Champions League, duke hyrë në minutën e 65-të të ndeshjes, të cilën Barcelona e fitoi 1-0 dhe pikërisht aty u lëndua.

/GazetaBlic Sport/