Sporti

Ousmane Dembele “njeriu i dilemave”, mund të qëndrojë tek Barcelona

01/27/2022 12:14
nga:Mergim Rreci

Ousmane Dembele është i vendosur të qëndrojë dhe të dëshmojë veten te Barcelona, raporton Sport.

Agjentët e francezit u takuan me trajnerin Xavi të martën për të nënvizuar angazhimin e tij ndaj klubit, si dhe dëshirën e tij për të zgjatur kontratën e tij përtej kësaj vere, përcjell GazetaBlic Sport.

Kishte një javë të plotë raportimesh që thonin se Dembele dukej i vendosur për largim nga skuadra, por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar.

Demebel nuk është i kënaqur me atë që po i ofron Barcelona në aspektin financiar, por natyrisht edhe futbollisti nuk është se e ka treguar vetën si pasojë e lëndimeve të shpeshta që kishte.

/GazetaBlic Sport/