Sporti

Ousmane Dembele në radarin e Newcastle

04/20/2023 16:02
nga:E K

Newcastle po kalon në formë të mirë këtë sezon duke qenë pretendent serioz për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze po përgaditet për sezoni e ri dhe tashmë është duke menduar për përforcime të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas “90min”, “Magpies” do të tentojnë të nënshkruajnë me Ousmane Dembele.

Dembele ka kontratë deri në vitin 2024 me Barcelonën kurse ekipi spanjoll mund ta shes atë që të mos rrezikojnë që francezi të largohet me parametra zero.

/GazetaBlic Sport/