Sporti

Ounahi tentoi të tallet me Gattuson, trajneri italian me reagim interesant

12/07/2023 13:35
nga:L J

Skuadra e Marseille arriti fitore mbrëmë në ndeshjen ndaj Lyonit, e vlefshme për javën e mbetur, (xhiro e 10-të) me rezultatin 3-0.

Një moment interesant u kap nga kamerat, ku ishte protagonist trajneri italian, Gennaro Gattuso.

Ish-futbollisti i AC Milan ishte duke i përshëndetur lojtarët e tij në stol, derisa lojtari maroken, Azzedine Ounahi bëri shaka me teknikun italian duke mos ia dhënë dorën.

Dhe sigurisht që talljet e tilla nuk i do fare Gattuso, i cili e kapi futbollistin në formë shakaje dhe donte t’i jepte një dajak të vogël.

Marseille është këndellur me trajnerin italian. Në 14 ndeshje ata kanë grumbulluar 20 pikë dhe gjenden në pozitën e 8-të.