Sporti

Otto John: Kam munguar në shumë ndeshje, dua që të jap më të mirën për Prishtinën

05/06/2021 10:32
nga:Mergim Rreci

Prishtina triumfoi bindshëm ndaj Besës dje me rezultat 0 me 3.

Besnik Krasniqi realizoi golin e parë në këtë takim, kurse Otto John shënoi dy gola të tjerë, shkruan GazetaBlic.

Otto John tha për faqen zyrtare të klubit se ndjehet i etur të shënoj sa më shumë gola.

“Shpresoj të vazhdoj të shënoj edhe në tre ndeshjet e fundit të mbetura, sepse kam munguar në shumë ndeshje dhe po ndjehem shumë i etur të shënoj sa më shumë. Do të provoj të jap më të mirën dhe t’i ndihmojë skuadrës sa më shumë që është e mundur në këto ndeshje të mbetura. Patjetër që është ndjenjë e mirë të gjendemi në krye të tabelës, shokët e skuadrës kanë pasur sezon brilant dhe besoj se do të mbajmë së bashku këtë formë të lartë për të arritur qëllimin që kemi para vetes” tha Otto John.

/GazetaBlic/