Kupa e Botës 2022

Otavio për Ronaldon: Ai është shembulli ynë, normal që mërzitet kur nuk luan

12/08/2022 14:56
nga:Lorik J

Mos inkuadrimi i Cristiano Ronaldos nga minuta e parë në ndeshjen e 1/16-tës kundër Zvicrës ishte tema e bisedës në konferencën për shtyp të Portugalisë me Otavion që nuk refuzoi të flasë.

Futbollisti ka shfrytëzuar rastin edhe për të mohuar çdo diskutim – dhe rrjedhimisht kërcënim nga Ronaldo për t’u larguar nga Katari, përcjell GazetaBlic Sport.

“Cristiano tha atë që tha dhe kishte absolutisht të drejtë, grupi është i bashkuar dhe nuk janë këto lajme nga jashtë që do të ndërhyjnë. Ne dimë gjithçka që ka ndodhur, por ne jemi të fokusuar vetëm të luajmë për Portugalinë dhe të fitojmë. Ambienti ishte gjithmonë normal, askush nuk shihte një diskutim, apo diçka të tillë. Është normale që ai të mërzitet kur nuk luan, por nuk është vetëm Cristiano, janë të gjithë lojtarë. Çdo gjë që bën apo nuk bën, bën lajm dhe ndonjëherë detajet e imazheve tregojnë vetëm negativen dhe jo pozitiven. Cristiano është një shembull, ai është kapiteni ynë dhe edhe pasi e dinte se nuk do të luante, ishte një nga ata që e mbështetën më shumë skuadrën. Ne jemi të gjithë me të”, tha mesfushori i FC Porto.

/GazetaBlic Sport