Sporti

Otamendi përjeton tmerrin, hajdutët e lidhin, i vjedhin paratë dhe orën!

12/13/2021 17:35
nga:Lorik J

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Nicolas Otamendi është sulmuar në shtëpinë e tij në Portugali.

Argjentinasi u sulmua nga katër hajdutë të cilët i vendosën një rrip në qafë dhe i grabitën para dhe orë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës portugeze Correio da Manhã, mbrojtësi i Benficas – ishte viktimë e sulmit dhe grabitjes sot në mëngjes.

/GazetaBlic Sport