Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkua marshit madhështor për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.
Osmani tha se në deklaratat e Prokurorisë tentohet të njolloset liria dhe pavarësia e Kosovës dhe se në këtë pikë të gjithë duhet të ejnë bashkë.
“Tash është një moment i ri, sepse siç e keni parë, në deklaratat e Prokurorisë, tentohet të njolloset liria dhe pavarësia e Kosovës. Në këtë pikë të gjithë duhet të jemi bashkë”.


