Lajme

Osmani zhvilloi biseda telefonike me liderë e partnerë ndëkombëtarë, pas sulmit të fundit terrorist

12/03/2024 20:34
nga:G B

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pasur një aktivitet të ngjeshur diplomatik sot, shkruan Gazeta Blic.

E para e vendit pas sulmit të fundit terrorist që ndodhi të premten e kaluar në kanalin e Ibër Lepencit, zhvilloi biseda telefonike me liderë e partnerë ndërkombëtarë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar biseda me liderë e partnerë ndërkombëtarë pas sulmit të fundit terrorist që ka targetuar infrastrukturën vitale në vend. Përveç përfaqësuesve të shumë vendeve të tjera mike, përfshirë presidentë shtetesh, ajo bisedoi së fundi edhe me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe zv. Sekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien”, ka thënë për Gazeta Blic, Bkim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

Ai ka shtuar se Osmani i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc.

Diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë.