Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, ku dikur kishte studiuar dhe ligjëruar, raporton GazetaBlic.
Ajo u shpreh mirënjohëse për kontributin e universitetit në përgatitjen e ekspertëve që sot japin një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës.
Osmani theksoi se investimi në arsim është investim në të ardhmen dhe vlerësoi mbështetjen amerikane si vendimtare për rrugëtimin demokratik dhe integrimin ndërkombëtar të vendit.


