Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës në ditën e fundit të vitit.
“FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë”.
“Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj”.