Lajme

Osmani viziton ekspozitën “Abetare” të artistit Petrit Halilaj në New York

09/21/2024 08:19
nga:Sh R

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA] ka takuar artistin kosovar me famë botërore, Petrit Halilaj.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se ka vizituar edhe ekspozitën e artistit Halilaj me titullin “Abetare” në muzeun prestigjioz “Metropolitan Museum of Art” [Muzeun Metropolitan të Artit], në New York.

“Kënaqësi e veçantë ta takoj artistin tonë Petrit Halilaj dhe ta vizitoj ekspozitën me titullin “Abetare”, në një ndër muzetë më prestigjiozë në botë, Metropolitan Museum of Art në New York. Ekspozita e Petritit është një pjesë e historisë sonë të dhimbshme që na kujton kohën e robërisë, qëndrueshmërisë dhe triumfit”, ka shkruar Osmani.