Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje e ka vizituar strehimoren e viktimave të dhunës në familje në kryeqytet.
Ajo tha se në këtë strehimore, qëndresa dhe forca bashkëdyzohen, teka shtoi se “ato na kujtojnë se fatkeqësisht, dhuna ende mbretëron nën shumë çati”.
“Dje, në prag të ndërrimit të moteve, vizitova strehimoren në Prishtinë, për t’u thënë se nuk janë vetëm në këtë përballje, përderisa në këtë vit të ri duhet të vazhdojmë forcimin e çdo hallke të institucioneve për të përkrahur viktimat e dhunës dhe për të eliminuar këtë fenomen të tmerrshëm”, shkroi Osmani.