Lajme

Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona!

08/01/2023 10:31
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Zvicrën për Ditën Kombëtare.

Osmani në urimin e saj shkruan “Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës”

“Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit Alain Berset dhe miqve tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar Osmani.