Lajme

Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forcojmë partneritetin

12/05/2025 15:45
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Mbretin e Tajlandës dhe popullin tajlandez për Ditën Kombëtare.

Osmani tha se e vlerëson miqësinë me këtë vend dhe se pret rritje të partneritetit e afrim të popujve.

“Kosova e vlerëson shumë miqësinë që kemi ndërtuar dhe progresin që kemi arritur së bashku. Ne mezi presim të forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, të zgjerojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe t’i afrojmë popujt tanë edhe më shumë”, shkroi Osmani në X.