Lajme

Osmani uron presidentin e ri të Indonezisë: Shpresoj se do të zgjerojmë bashkëpunimin

02/24/2024 22:25
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Prabowo Subianto për zgjedhjen si president i Indonezisë.

Osmani me anë të një postimi në rrjetin e saj social në platformën X, ka shkruar që shpreson të zgjerojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Shpresoj se presidenca e tij do të kontribuojë në mirëqenien e qytetarëve indonezianë dhe do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim të zgjeruar midis vendeve tona”, shkroi Osmani.