Lajme

Osmani uron Francën për 14 Korrikun: Miqësia me ju, e palëkundur dhe e çmuar për Kosovën

07/14/2025 12:02
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin Emmanuel Macron dhe popullin francez me rastin e 14 Korrikut – Ditës Kombëtare të Francës, raporton GazetaBlic.

Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar miqësinë e palëkundur mes Kosovës dhe Francës, duke shprehur dëshirën për thellimin e mëtejshëm të partneritetit dypalësh.

Ajo shtoi se Kosova është e gatshme të vazhdojë të shkruajë këtë histori të bukur miqësie dhe bashkëpunimi me Francën.