Lajme

Osmani uron besimtarët katolik për Krishtlindje

12/24/2023 20:30
nga:G C

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ajo në një postim në Facebook ka uruar dashuri dhe mirëkuptim në këtë kohë festash.

“Dashuria, mirëkuptimi e përkrahja ndaj njëri-tjetrit qofshin parime udhërrëfyese në këtë kohë festash e çdo ditë tjetër. Gëzuar Krishtlindjen”, shkroi Osmani.