Vizitat zyrtare të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të vazhdojnë edhe për disa ditë.
Presidenca bëri të ditur ditë më parë se pas vizita në Gjermani i lë vend vizitës në Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Java e Presidentes Osmani nisi me pritjen e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vazhduar me vizitën zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë ajo do të udhëtojë drejt New York”, tha ditë më parë Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Osmanit.
Kujtojmë se presidentja, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave qëndroi për vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin.
Të martën u prit ajo nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Osmani po ashtu pati takime edhe me përfaqësues të diasporës, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Berlin.