Lajme

Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi

01/01/2025 23:42
nga:Mergim Rreci

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur solidarizim me Malin e Zi pas ngjarjes tragjike në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 10 persona.

Osmani tha se në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ngushëllimet e përzemërta shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin teksa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, shkroi Osmani.

Këtë të mërkure në Cetinje kanë mbetur të vrarë së paku 10 persona, ku dy prej tyre janë fëmijë, teksa janë plagosur katër persona të tjerë.