Lajme

Osmani u prit me nderime në Kolumbi, diskutoi për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

11/26/2024 18:15
nga:G C

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efrain Cepeda.

Në një postim në Facebook, e para e shtetit tonë shkroi se gjatë vizitës atje diskutuan për “rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës”.

Osmani po ashtu u shpreh falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt.