Lajme

Osmani u kërkon aleatëve ndihmë: Vuçiqi është përgjegjës për çfarë po ndodh në kufijë

04/17/2024 17:02
nga:G C

Presindetja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me bllokimin e qindra qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare të Serbisë, duke thënë se Serbia po hakmerret një ditë pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Osmani në një postim të bërë në platformën “X”, ka thënë se përgjegjës lidhur me këtë është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Poashtu, presidentja i ka bërë thirrje aleatëve që të veprojnë shpejtë.

“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE, duke mbajtur peng shumë në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në Facebook.