Lajme

Osmani thotë se rruga e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike është e palëkundur

04/23/2024 09:57
nga:G C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të vendeve partnere pas takimit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Osmani përmes një postimi në X ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike.

Presidentja ka marrë pjesë të hënën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Ajo në përballje me presidentin serb Vuçiq, ka akuzuar Serbinë për provokime me ushtrimet ushtarake të kryera në kufij me Kosovën.