Lajme

Osmani takon Zelenskyn: Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës

06/01/2023 14:30
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

E para e vendit ka shkruar në Twitter se i ka shprehur solidaritetin të plotë, presidentit Zelenskyy, raporton RTKlive.

“Në momentet kur ka rëndësi se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë presidentit Zelenskyy. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, tha ajo.