Lajme

Osmani takon presidenten e Sllovenisë: Folëm për aleancën, vazhdimin e forcimit dhe avancimit të saj

10/10/2024 12:54
nga:G C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Dubrovnik ka takuar edhe presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta.

“Me Presidenten Pirc-Musar folëm për përkushtimin tonë të ndërsjellë që këtë aleancë të vazhdojmë ta forcojmë dhe avancojmë tutje”, thuhet në njoftimin e Presidentes Osmani.