Lajme

Osmani takon O’Brien flasin për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi

07/08/2024 17:26
nga:G C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me ndihmës-sekretarin eShtetit, Jim O’Brien.

Në këtë takim siç ka njoftuar Osmani është diskutuar për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së si dhe zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin amerikanë në këtë proces.

“Diskutim përmbajtjesor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka udhëtuar për në Washington D.C., me ftesë të sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.