Lajme

Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale

11/26/2024 11:22
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.

Osmani thotë se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve të dhunës seksuale, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit.

“Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anëkënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës. Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, ka shkruar presidentja në rrjetin social Facebook.