Lajme

Osmani takon kreun e Parlamentit turk, flasin për forcim të raporteve Kosovë-Turqi

03/01/2022 12:44
nga:Q R

Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Turqi është takuar me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop.

Osmani tha se me të biseduan për marrëdhëniet Kosovë-Turqi dhe mundësinë për forcim të tyre.

“Sot në takim me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, z.Mustafa Sentop, me të cilin biseduam për marrëdhëniet shumëdimensionale, të cilat do të forcohen edhe më tej nga bashkëpunimi në shumë sfera, duke e llogaritur Turqinë partner strategjik në shumë procese”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani pritet të takohet edhe me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan, me ftesën e të cilit po qëndron në Turqi.

Ajo po shoqërohet nga një delegacion i bizneseve kosovare për, siç tha, t’i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit me bizneset turke.