Lajme

Osmani takon Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit e dialogun me Serbinë

03/13/2023 16:36
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, Presidenca ka njoftuar se me të Osmani ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm Kosovë-SHBA.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani  ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.