Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër.
Në marxhina të Samitit të Ukrainës ajo u takua me homologen malteze.
“Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono”, ka njoftuar Osmani.
Presidentja ka shprehur vlerësim për rolin e Maltës në raport me mbështetjen që I ka dhënë Kosovës.
“Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri Debono për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Republikës tonë”, ka shkruar Osmani.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVjosaOsmaniMP%2Fposts%2Fpfbid0b3M6uPmcMUvEPbaK13Fw4fZZJny2rfGTHVzj8EdXNSVcQJ1KFiqK1VxwE4gY6NYVl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”729″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>