Lajme

Osmani takon Hasanin: Kur jemi përkrah njëri-tjetrit, nuk ka sfidë që nuk tejkalohet!

01/16/2024 12:13
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasanin.

Osmani theksoi se qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim.

“Si gjithnjë, qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim. Kur jemi përkrah njëri-tjetrit, nuk ka sfidë që nuk tejkalohet dhe nuk ka rezultat që nuk mund të arrihet me sukses!”, shkroi Osmani në platformën X.