Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonike Notre-Dame në Paris, zhvilloi disa takime të rëndësishme me figura të njohura botërore.
Një nga takimet më të veçanta ishte ai me miliarderin dhe inovatorin Elon Musk.
“Me Elon Musk në Paris. Një bisedë e madhe për efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisë, përpjekjet për të luftuar dezinformimin, si dhe rëndësinë e respektimit gjithmonë të vullnetit të popullit”, shkroi Osmani në një postim në rrjetin social “X” (ish-Twitter).
With @elonmusk in Paris.
A great conversation about government efficiency and effectiveness, efforts to fight disinformation, as well as the importance of always respecting the will of the people. pic.twitter.com/RbIe2nvjRv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 8, 2024


