Lajme

Osmani takon deputetin gjerman, Michael Roth: Ndër zërat më të fuqishëm e konsistent në përkrahje të Kosovës!

10/01/2024 15:50
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Gjermani dhe pas takimit me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e ka takuar edhe deputetin gjerman, Michael Roth.

Me Roth, Osmani tha se pati diskutim të “hapur e miqësor”.

“Diskutim i hapur e miqësor me Michael Roth, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, një ndër zërat më të fuqishëm e konsistent në përkrahje të Kosovës”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.