Lajme

Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë në Munich: Mbështetja do të vazhdojë për të hapur kapituj të rinj

02/15/2025 11:01
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ajo tha se mbështetja e Kongresit amerikan për Kosovën do të vazhdojë.

Osmani foli edhe për kapituj të rinj bashkëpunimi.

“Një takim jashtëzakonisht i përzemërt dhe i rëndësishëm me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, ka shkruar Osmani në Facebook.