Lajme

Osmani takon ambasadorin japonez: Kosova e përkushtuar në rrugëtimin euroatlantik

02/13/2024 20:27
nga:Sh R

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Prishtinë, Ryuta Mizuuchi.

Përmes një komunikate për media, Presidenca njofton se në takimin dypalësh u konfirmuan raportet e shkëlqyera midis dy shteteve, të cilat këtë vit shënojnë 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Në takim me ambasadorin Mizuuchi, Presidentja Osmani tha se Japonia mbetet një partnere e Kosovës dhe mbështetëse e vazhdueshme, teksa falënderoi ambasadorin Mizuuchi për projektet e shumta, të cilat Japonia po i realizon në Kosovë përmes Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Osmani ka folur për përkushtimin e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, por edhe të afirmimit ndërkombëtarë të saj.

“Me ambasadorin Mizuuchi, Presidentja Osmani diskutoi edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe çështje tjera me rëndësi të interesit të përbashkët.

Të dy bashkëbiseduesit shtruan nevojën e thellimit të raporteve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, edukimit, dhe shëndetësisë”, thuhet më tej në komunikatë.