Lajme

Osmani takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunim në mes institucioneve të Kosovës dhe Francës

06/29/2024 09:24
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të premten ka takuar ambasadorin francez, Olivier Guérot.

Gjatë këtij takimi, të dy palët kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Derisa, presidentja ka theksuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes institucioneve të Kosovës dhe Francës.

“Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e presidencës.