Lajme

Osmani takohet me të Ngarkuarën me Punë të ShBA-së në Kosovë- Flasin për Banjskën e Veriun!

09/07/2024 18:27
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave është takuar me të Ngarkuarën me Punë të misionit të ShBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.

Osmani e Prattipati folën për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në zhvillimet e sigurisë dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

“Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkërendimit me partnerët e Republikës me qëllim të suksesit të qëndrueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.Tutje, pothuajse një vit pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Presidentja Osmani theksoi se mungesa e llogaridhënies dhe drejtësisë për personat përgjegjës është në dëm të paqes e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Ajo potencoi po ashtu se ekzistimi i strukturave ilegale në veri e mbanë peng integrimin e plotë të komunitetit serb, dhe se luftimi i strukturave ilegale është në dobi të vet qytetarëve në atë pjesë dhe të sundimit të ligjit” thuhet në njoftimin e Presidencës raporton “Gazeta Blic”

Reagimi i plotë: