Lajme

Osmani takohet me Stuart Peach: Përparimin në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi hap i rëndësishëm për Ballkanin

03/07/2023 14:10
nga:Astrit Gashi

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, u takua sot të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin biseduan për ecurinë e negociatave të Shkupit me BE-në dhe proceset tjera në rajon, ndër të tjera edhe për negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe serbisë, shkruan GazetaBlic.

Peach dhe Osmani kanë mirëpritur progresin e arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm me interes për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut inkurajon të gjitha zgjidhjet që sigurojnë stabilitet dhe perspektivë të BE-së për të gjithë rajonin, përcjellë GazetaBlic.