Lajme

Osmani takohet me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu

11/11/2024 13:51
nga:N K

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me rektorin e UP-së, Arben Hajrullahu, të cilin e ka uruar për marrjen e postit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, dr.Arben Hajrullahu, të cilin e uroi për marrjen e pozitës në krye të Universitetit të Prishtinës.”

Në njoftim thuhet se Osmani u njoftua nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja.

“Presidentja Osmani e falënderoi rektorin Hajrullahu për përpjekjet për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe shprehu përkrahjen e plotë të Presidencës drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.”