Lajme

Osmani takohet me Radevin, diskutojnë për bashkëpunim në mbrojtje, politikë të jashtme dhe arsim

11/09/2024 21:03
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani, në Budapest të Hungarisë është takuar edhe me homologun e saj bullgar, Rumen Radev.

Bashkë biseduan për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Tutje, e para e vendit thotë se Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

“Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Me presidentin Rumen Radev, diskutuam për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Osmani.