Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar edhe presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin, në Samitin Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nga atje, Osmani e quajti Parmelin, një mik të madh të popullit të Kosovës, ndërsa theksoi edhe mbështetjen e shtetit zviceran ndaj vendit tonë.
“Pas Davosit, vazhduam diskutimin për hapa konkret drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me mërgatën tonë si urë kyçe e këtij partneriteti.
Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite.”


